leoni

Arben Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm

Arben Gashi: Jemi në një situatë të vështirë kur nuk është lehtë të zgjidhet kryetari i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka pranuar se zgjedhja e kryetarit të vendit po vështirësohet, pasi nuk po ka vullnet të partive politike. Ai ka thënë se koaliconi aktual qeverisës ka diku 64 vota dhe se për zgjedhjen e kryetarit të shtetit duhen 80 vota, gjë që është e vështirë. “Ne kemi një koalicion qeveritar që i ka 64 deputetë. Kemi një kërkesë kushtetuese që për të zgjedhur presidentin duhet të marrin pjesë në votim 80 deputetë. Dhe po ashtu kemi sjellje të obstruktivitetit total të dy partive opozitare për këtë çështje, por si duket se ka disa muaj që sjellje të tillë ka edhe partneri i qeverisë Lista Serbe. Pra, jemi në një situatë kur nuk është lehtë të zgjidhet presidenti. Nuk ka vullnet politik për të zgjedhur president. Sepse nuk po shihet vullnet te partitë politike”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …