Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas lajmit se komuna e Burimit ka marrë vendim që të rrënohet një nga burgjet më të tmerrshme të ish-regjimit në Kosovë në Gurrakocit, në të cilin për momentin po jeton familja Çitaku në kushte të mjerueshme. Haxhiu ka thënë se që nga përfundimi i luftës është shtyer përpara tendenca e fshirjes së gjurmëve të krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë. Ajo ka theksuar ky vendim është i papranueshëm dhe ka për qëllim fshirjen dhe amnistimin e krimeve të Serbisë në Kosovë. Krimet e Serbisë nuk duhet të fshihen ato duhet të shihen e kujtohen dhe dënohen. Qasja 20 vjeçare që është ndjekur, na ka sjellë këtu ku jemi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …