Ambasadori Kosnett e quan lajm të shkëlqyeshëm riafirmimin e mbështetjes për Kosovën nga MCC

Ambasadori Kosnett e quan lajm të shkëlqyeshëm riafirmimin e mbështetjes për Kosovën nga MCC

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës. Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “Lajm i shkëlqyeshëm. MCC riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”. Ndryshe, dje Bordi i Drejtorëve të MCC-së zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre. Duke siguruar grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike. MCC merr një qasje të ngjashme me biznesin, me angazhime themelore për të dhëna, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje të bazuar në prova.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …