Në Hagë është duke u mbajtur seanca e dytë statusore e katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për më shumë se një muaj po vazhdojnë të mbahen atje. David Hooper, avokati kryesor në rastin e ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi duke folur për materialet ka thënë se këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme, sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty. Ai ka thënë se janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara. Hooper po ashtu ka thënë se sa i përket origjinës së dokumentit, duhet të dihet se ku është gjetur dhe kush e ka pasur në dorë atë dokument.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …