Driton Selmanaj

Driton Selmanaj: Albin Kurti ka qasje antiamerikane pasi ka fyer e poshtëruar rolin e saj derisa ishte kryeministër

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se Albin Kurti ka qasje antiamerikane, pasi ka fyer e poshtëruar rolin e saj derisa ishte kryeministër. Ai ka thënë se Albin Kurti ka fyer dhe ka ofenduar rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e rrëzuar nga pushteti. “Ne nuk e kemi thënë këtë pa argumente. Këtë e ka thënë edhe vetë ambasadori Grenell, sjellja e Albin Kurtit në raport me ShBA-në nuk mund të kuptohet ndryshe përpos qasje antiamerikane”, tha Selmanaj. Kurti përdori shumë media ndërkombëtare ku fyente ambasadorin Grenell dhe fyente rolin e administratës amerikane në dialogun Kosovë – Serbi. Po ashtu, ai tha se Kurti fliste se në ShBA po e prisnin thika, harta, gjak e shampanjë, por kjo ishte gabim sepse ishte një qasje antiamerikane. LDK-ja  nuk ja dha këto atribute, Albin Kurtit, thotë mes tjerash zëvendës-kryeministri, Driton Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …