Kryetari Latifi ka pritur në takim drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit, Avni Morina dhe zyrtarin komunal për efiçiencë të energjisë, Shpejtim Mustafa, pritën në takim drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala. Me drejtorin Shala është nënshkruar edhe një marrëveshje për fillimin e zbatimit të projekteve për ndërmarrjen e masave të energjisë efiçiente edhe për 5 objekte shkollore në komunën e Rahovecit. Shkollat përfituese të përfshira në këto projekte, janë:

– Shkolla “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec

– Shkolla “Milaim Krasniqi” në Pastasel

– Shkolla “Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq

– Shkolla ” Rilindja” në Çifllak” dhe

– Shkolla “Faik Konica” në Celinë

Këto projekte janë financim  i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Pak muaj më parë, është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë edhe për 5 shkolla të tjera dhe tani u bënë 10 shkolla përfituese, vlera financiare e të cilave është rreth 1 milion €. Këto projekte do të fillojnë së zbatuari gjatë vitit 2021. Kryetari Latifi i shprehu mirënjohje drejtorit Shala për kontributin e jashtëzakonshëm në drejtim të jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për komunën e Rahovecit, dhe u zotua se bashkëpunimi i ndërsjellët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …