Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të diturse gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes nga virusi. Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 952 raste nga 168 mijë e 211 persona të dyshimtë në virus dhe 1.233 raste të vdekjes. Gjatë kësaj kohe, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35 mijë e 439. Numri i rasteve aktive është 11 mijë e 280.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …