Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se vendi është në situatë specifike politike, porse është shprehur optimist se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend buxhetin për vitin 2021. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas miratimit të planeve të menaxhimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, atij për Qendrën Historike dhe atij për Kalanë e Prizrenit. Ai është shprehur i sigurt se buxheti do të dërgohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se si ndjehet qeveria pasi nuk po ka vota që të kalojë ligjet, Hoti tha se ndodhen në një situatë specifike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …