Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka mbajtur fjalim sot në Gjykatën Speciale. Ai ka shpërthyer në akuza ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke e quajtur të korruptuar dhe e cila po do që ta heq fajin nga vetja e saj dhe ta hedh diku tjetër. “Siç edhe po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët janë fajtorë. Ne duhet të përgjigjemi se pse u dolën sekretet e tyre. Ato ishin me mijëra fletë. OVL s’ka pasur qasje, dhe s’mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët. Në vend timin do të duhej të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo ndonjëri nga vet këta”, tha ai. Madje Haradinaj theksoi se kjo që po ndodhë tani është çmenduri dhe aspak drejtësi. “Kjo është absurd i kësaj prokurorie në këtë shekull. Kjo prokurori është selektive dhe e njëanshme. Me këtë veprim të tyre, po dyshoj që është edhe e korruptuar, sepse nuk do t’u dilte ndryshe gjithë ai material. Kjo prokurori haptazi po mundohet që të njollosë UÇK-në, e të dënojnë përfaqësuesit e veteranëve”, deklaroi tutje ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …