Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe ky Kuvend duhet të shpërbëhet. Ai ka thënë se institucionet janë degraduar nga dy qeveritë e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. “Ky shtet po vazhdon të udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresës së rremë. Kemi degradim të skajshëm në Kuvendit, si rezultat i kësaj qeverisje që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këta se kanë hallin e arsimit, shëndetësisë, qytetarëve, por të rehatimit të militantëve. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri. Deputeti i PDK-së, ka thënë se tani nuk janë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij, PDK-ja do të angazhohet që sa më parë kjo qeveri të bie.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …