leoni

Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Trusti Pensional i Kosovës bënë të ditur se ka nisur procedurat për ekzekutimin e pagesës së 10%-it

Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, prandaj në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël. Trusti ka sqaruar se në llogaritë e qytetarëve në Trust bilanci del të jetë i vogël pasi tashmë për ata që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit kanë filluar procedurat e ekzekutimit të pagesave, ndërsa në përgjithësi vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënë për 0.12 për qind. Zëdhënësi i Trustit të Kosovës, Jeton Demi ka thënë, se nuk mund të garantojnë se do të ketë rritje dhe se aktualisht vlera e çmimit të njësive në tregjet financiare ka rënie në 0.12 për qind. Trusti ka njoftuar qytetarët se deri në ditën kur tërhiqen kursimet, varësisht nga lëvizjes në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet).

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …