leoni

Muhamet Nuredin Zeneli (22.9.1968 - 9.4.1999)

Muhamet Nuredin Zeneli (22.9.1968 – 9.4.1999)

Dëshmori, Muhamet Zeneli, u lind më 22.9.1968, në fshatin Bob, të Komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, shkollën teknike, e kreu në Kaçanik. Muhamet Zeneli, nga vendi ku u lind e u rrit trashëgoi pathyeshmërinë shpirtërore e fizike. Të gjitha këto vlera të mëdha nuk i vuri në shërbim të vetvetes, por në shërbim të popullit e vendit.
Muhamet Zeneli ishte fëmija i parë i babë Nuredinit e nënë Emines. Ishte i zgjuar, vigjilent, që nga fëmëria. Në çdo aktivitet që organizohej në shkolla, ai ishte pjesmarrës aktiv. Detyrën e kryente me përkushtim të madh. Me eskalimin e situatës, në vitin 1987 -1988 ishte pjesmarrës i demonstratave edhe organizator për rajonin ku jetonte. Gjithmonë ishte krah për krah me shoqëri, fuqishëm qëndronte besnik idealeve kombëtare.
Pas një kohe Muhametit i kishte arritur ftesa për në shë rbim ushtarak. Në qershor të vitit 1989, Muhameti dërgohet në shërbim ushtarak në Zagreb. Gjatë asaj kohe në ish armatën Jugosllave. Shumë të rinjë shkonin, por ndodhte që nuk ktheheshin. Numër i madh i tyre ktheheshin në arkivole. Kjo ndodhte vetem pse ishin shqiptarë.
Më 1 qershor 1990, Muhameti kreu shërbimin ushtarak dhe kthehet në familjen e tij. Në fund të vitit 1990 martohet me Ibadete Berishen nga fshati Runjevë , Komuna e Kaçanikut , me të cilen pati tre djem: Jetmirin, Irfanin dhe Fabionin. Me kalimin e kohës duke par se jeta ishte ditë e më e vështir Muhameti detyrohet të merrte rrugë të gurbetit. Meqë ishte ngusht i lidhur me familjen dhe vendin pas gjasht muajsh kthehet në shtëpi. Mirëpo duke par situatën në Kosovë dhe në vendin e tijë kur okupatori ua kishte vënë syrin dhe përcillte çdo lëvizje të tijë ,ai detyrohet ta lëshoj vendin dhe të kthehet në mërgim në Gjermani.
Pas një kohe kthehet në vendlindje dhe filloi të punojë në organizim të luftës. Kontaktet e para me UÇK-ën i vendosi më 20 qershor 1998, ku mori detyrë për bartje të armatimit.
Nga ajo kohë më shumë ishte maleve me bashkluftëtaret e tijë sesa në shtëpi me familje. Detyrën e kryente me shumë dëshirë dhe precizitet. Muhameti ishte bashkëluftëtar i Fadil Qakës dhe Rrustem Demës. Së bashku me Fadil Qakën, Rrustem Demën, Nehat Qakën, Nexhat Zenelin,Ilir Zharku dhe Afrim Demën morën detyra nga Komanda e Brigadës për të furnizuar me armë nga Glloboqica për në Bob dhe nga Bllaca në Bob.
Bartja e armeve në ato rrethana ishte shumë e vështirë, sepse në vendin tonë lufta kishte filluar në përmasa mjaft të mëdha. Në Drenicë dhe disa vende të tjera ishin hapur fronte të reja lufte dhe ndjehej nevojë furnizojmi me armë si dhe përcjellja e delegacioneve të UÇK-së, të cilat lëviznin me obligime zyrtare në të dy anët e kufirit.
Ishte nevojë e kohës dhe detyrë nga Komanda e Brigadës që ky kanal i furnizimit dhe i lëvizjeve të jetë nën mbikëqyrje nga ushtarët e UÇK-së. Në këtë drejtim angazhimi i Muhametit dhe bashkëluftëtarve, ishte i pa ndrprerë gjatë gjithë kohës së luftës.
Muhameti, së bashku me luftëtarët e tij, në fillim armatimin e vendosnin në shtëpitë e tyre. Kontribut të madh në ruajtjen e armatimit ka dhënë babai i tij, Nuredini dhe vëllezrit: Avniu, Kjaniu, Rasimi. Kjaniu ishte pjestarë i Njësisë speciale të Brigadës 162 ,,Agim Bajrami”, ku u shqua për zellë e trimëri. Ishte ky një shembull shumë domethënës kur nga një familje kishte më tepër se një luftëtarë të lirisë. Nuk harrohet edhe kontributi i madh i krejt familjes. Faketja dhe Nyrtenja, ishin shumë aktive në ruajtjen e uniformave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në çdo kohë që vinte kontigjenti i armëve, menjëherë e njoftonin Komandën e Brigadës si dhe vepronn sipas urdhrave dhe planit të Komandës.
Ditët , javët, muajit kalonin, ndërsa nëpërmjet Grykës së Kaçanikut dhe maleve të Sharrit depërtonte armatimi pa ndërprerë. Kështu përpos përcjelljes së armatimit në Zonën e Neredimës, në të njejtën kohë nevojitej që një pjesë e armatimit të shpërndahej edhe në Kaçanik si dhe në përiferi,duke përfshirë të gjitha fshatrat e Komunes. Në këtë drejtim kontribut të madhë ka dhënë Muhameti me bashkëluftëtarët. Meqë asokohe UÇK-ja kishte dalur haptas dhe vepronte kudo, edhe Muhameti me bashkluftëtarët e tij kishte marr përsipër një punë të rendë, duke kaluar nëpër punkte të shumta të policisë serbe. Këta bashkluftëtarë kalojnë në anën e Llanishtës, saktësishtë në rrugën e Ramadan Agushit, ku ngarkojnë veturën niva me armatim të rëndë dhe kalojnë përrreth objekteve të Komunës dhe Stacionit Policor të Kaçanikut, i cili ishte i ngarkuar me detyra speciale nga Komanda e Brigadës. Këto detyra i kryente me përpikëri. Trupi i dëshmorit, Muhamet Zeneli, së bashku me trupat e bashkëluftëtarëve të tij, pas luftës u gjetën në varrezat masive, në Fshatin Kaçanik i Vjetër. Në korrik të vitit 1999, u organizua rivarrimi i tij dhe i dëshmorëve të tjerë. Ata u rivarrosën me nderime ushtarake në “Varrezat e Dëshmorëve në vendin e quajtur ,,Te Dardha” në Kaçnik. Në vendin e rënies, në altarin e atdheut, Muhametit, tetëmdhjetë dëshmorëve, dhe njëzet e dy civilëve u është ngritur lapidari i përbashkët, në Rakoc të Kaçanikut. Trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve të Kaçanikut.
Për jetën dhe vepren e dëshmorit, Muhamet Zeneli, është shkruar në librat “Shungu “Dëshmorët e Nëntë Prillit”, autor, Musli Verbani. Muhamet Zeneli pas vete la babë Nuredinin, nënë Eminen, vëllezërit: Kjaniun, Avniun , Minirin, Rasimin, Amirin dhe motrat: Hyrije, Ajtene, Fakete dhe Nurtene. Ai la bashkëshorten Ibadetën, djemtë: Jetmirn, Irfanin dhe Fabijanin, të cilët gjithmonë do të krenohen me vepren heroike të babait. Familja e Muhamet Zenelit, e cila tani jeton në fshatin Bob, për birin e tyre dëshmor ka marrë “Mirnjohje” nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nga Komanda e Zonës, nga Komanda e Brigadës, nga Këshilli Komunal i Kaçanikut dhe nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …