Zonja, Vjosa Osmani, ka suspenduar nga detyra, Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës. Po ashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni. Ndërkohë Faton Peci, Shef i Kabinetit të Presidencës ka thënë se e ka zënë, Driton Gashin bashkë me një agjent të AKI-së duke bërë përpjekje që t’i tërhiqnin dokumentet nga zyra. Bashkë një agjent të AKI-së i kam zënë në flagrancë duke sulmuar Presidencën. Është zënie në flagrancë sepse e kanë sulmuar institucionin tha ai. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka thënë se nuk lejoj që këto dokumente të bien në dorën e EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …