Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja në gjithë vendin nga java e ardhshme. Zemaj në një konferencë për medie, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Covid-19, ku edhe ka ndryshuar renditja e komunave sa i takon situatës epidemiologjike. “Masat aktuale do të mbesin në fuqi për komunat sipas zonave, por do të ketë masa të reja nga java e ardhshme për gjithë vendin”, ka thënë Zemaj. Ai ka bërë me dije renditja e re e komunave, ku në zonën e kuqe nga 16 komuna sa kanë qenë, tani janë 11, kurse zonën e gjelbër janë 16 komuna. Ministri Zemaj ka folur edhe për sigurimin e vaksinës, duke sqaruar se për këtë është formuar një komision dhe një grup punues. “Ju sigurojmë që kemi marrë më kohë masa dhe jemi të përkushtuar t’i kemi sa më parë këto vaksina. Po bashkëpunojmë me mekanizmat e BE-së dhe shtetet e tjera të zhvilluara”, ka thënë Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …