Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës

Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës.

Takimin e kryesoi nënkryetari i komunës Mallzum Qajani.

Nënkryetari Qajani i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale të numrit të rasteve në muajin Nëntor dhe fillim të këtij muaji dhe bazuar në informatat nga tereni dhe QKMF ”Dr.Menduh Kaloshi” gjendja ka trend të zvogëlimit të rasteve. Në anën tjetër Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi tha se pavarësisht rrethanave nëpër të cilën filloi ky vit shkollorë, megjithatë mundë ta vlerësojmë se e kemi realizuar me sukses dhe në plotni objektivat e parapara.

Në tërë periodën e parë mësimi është zhvilluar sipas skenarit A ( në shkollë).

Nënkryetari Qajani dhe Drejtori Vlashi përgëzuan tërë stafin arsimorë dhe nxënësit për angazhimin e tyre që ky gjysëmvjetor të përfundoj me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …