Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të shikojë opsione të tjera që të sigurojë vaksinën, meqë mund të ketë vonesa në vaksinimin mbarëpopullor. Ai ka njoftuar se 325 mijë dozat e vaksinës anti-Covid, të siguruara nga Bashkimi Evropian, do të vijnë në qershor dhe do jenë në dispozicion për rreth 160 mijë njerëz. Së këndejmi, Ahmeti iu ka bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të shikojnë për opsione të tjera për sigurimin e një numri më të madh dozash të vaksinës imunizuese të koronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …