Thaçi: Kushtetuta i kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës

Thaçi: Kushtetuta i kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, është betuar se do të jetë garantues i funksionimit të institucioneve, gjithmonë në pajtim me Kushtetutën. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka vlerësuar se me këtë Kushtetutë janë vënë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë. “Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve. Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, përfundon shkrimi i kryetarit të sapo-zgjedhur, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …