Ikona e vjetër 300-vjeçare, të cilën, kryesuese serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ditë më parë ia dhuroi Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov do të kthehet, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë e Jashtme. “Ikona do t’i kthehet dhuruesit në mënyrë që të sqarohet më tej historia e saj, meqë ajo kërkohet përmes Interpolit”. Gjatë vizitës së tij në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë javë, Dodik i dhuroi ministri rus, Lavrov, një ikonë 300-vjeçare, e cila ka origjinë nga qyteti Lugansk, në Ukrainë. Në pjesën e pasme të ikonës është një vulë me mbishkrimin: “BRSS. Komiteti Popullor për Edukimin. Ukrnauka. Komisioni Rajonal i Odesës ”. Dhurata e tillë e Dodikut shkaktoi një skandal diplomatik që tërhoqi vëmendjen e shumë mediave botërore. Pasi u dha lajmi, Ambasada e Ukrainës në Bosnje e Hercegovinë kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti të shpjegojë origjinën e ikonës, duke deklaruar se ajo i përket trashëgimisë kulturore të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …