Marko Kepi: Projekti "Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare" Ishëm Durrës

Marko Kepi: Projekti “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare” Ishëm Durrës

Organizata ‘Rrënjët Shqiptare’  ka nën kujdesin e veçantë projektin e fondeve të shqiptareve nga e gjithë bota ku kontribuan për të ndihmuar të dëmtuarit nga Termeti.

Nder të tjera, Bordi i Organizatës sonë ka menduar t’i ofrojë zonës së Ishmit Durrës, pervec ndërtimit të shtëpive,  do behet e mundur dhe realizimi i një biblioteke të madhe ku femijët , dhe komuniteti i kësaj zonë të kenë një mundësi më shumë për të argëtuar dhe për të zgjeruar dijen e tyre nëpërmjet librit , sidomos për femijët të cilët janë e ardhmja e atij vendi! Arkitekti Ahmed Dedivanovic 25 vjecari nga Tuzi vullnetarisht realizzoj kete projekt te detajuar per mottar e vellezerit e tij ne Shqiperi.

I madhi Sami Frasheri ka thënë ” Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër dhe grurë. – Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill Arsim dhe Kulturë.”

Ideja për realizimin e një biblioteke,  u propozua që femijët e kësaj zone të kenë të kenë një mundësi të barabartë me gjithë fëmijët e tjerë kur bëhet fjalë për librin, e mëqë jemi në prag festash besoj se do jetë një lajm i gëzueshëm për ta.

Ambasada Hungareze është mbeshtetja e parë në këtë projekt dhe shumë të gatshëm për t’a ndërtuar sa më parë një bibliotekë!

Nderkohë,  ne si Organizatë,  jemi në disa bisedime edhe me Organizata të tjera nëse duan të kontribuojnë në këtë projekt,  pasi ndërtimi i kësaj qendre do jetë një oaz i mirë për të ardhmen e komunitetit të kësaj zone.

Gëzuar Festat, Plotë dritë e mbarësi në shtëpitë tuaja!

Nuk jeni vetëm, ne jemi me ju, e do vazhdojmë t’ju mbështesim gjithmonë!

Marko Kepi

Presidenti Albanian Roots

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …