Shënohet 17-vjetori i Betejës së Kosharës

Shënohet 17-vjetori i Betejës së Kosharës

Sot është shënuar 17-vjetori i Betejës së Koshares, si një nga ngjarjet kryesore që modeluan zhvillimet e luftës në Kosovë. Në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Ditët e Shqipes’, sot janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve si dhe më pas është mbajtur edhe një tubim përkujtimor. I pranishëm në homazhe ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa, i cili u shpreh se Beteja e Kosharës ka ndryshuar jo vetëm historinë e Kosovës, por edhe atë të Ballkanit Perëndimor. “Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të  Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës. Atë ditë si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifikuar për liri”, tha kryeministri, Mustafa. Përndryshe, Beteja e Kosharës si rezultat i Operacionit ‘Shigjeta’, përbën një nga fitoret më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me forcat ushtarake dhe policore serbe. Shtabi i Përgjithshëm i kishte ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”, dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të atij viti shënoi një fitore të fortë  për UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …