Situatë e vështirë për ekonominë dhe bizneset si pasojë e pandemisë Covid-19, por edhe një goditje që po e rëndon jetën e qytetarëve në vend. Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, duke theksuar se pandemia tek bizneset dhe për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës ka pasur impakt mjaft të madh. Ndonëse ende shteti nuk ka shifra zyrtare për numrin e atyre qytetarëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ministri Krasniqi pohon se pandemia ka ndikuar në uljen e punësimit te bizneset, por sipas tij, nuk janë 30 mijë persona ashtu siç po raportohet nga sindikatat dhe komuniteti i biznesit. Ai po pretendon se kjo shifër është më e ulët për ata që humbën punën e tyre në pandemi. Veç kësaj, ministri Krasniqi ka thënë se rënie e këmbimeve tregtare në fillim të pandemisë ka qenë 100 përqind, ndërsa në pjesën e dytë 20 përqind.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …