Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, thotë se nuk ka parë prova kundër Thaçit e të tjerëve, të cilët janë akuzuar për krime lufte dhe ndodhen në burgun e Gjykatës së Hagës. Miku i madh i shqiptarëve, Viliam Voker i cili ishte dëshmitar i krimeve monstruoze dhe barbare, që serbët kryen në Reçak më 15 janar të vitit 1999, asokohe i kishte bërë të ditur botës për krimet që Serbia i kryente, në Kosovë. Ai thotë se 21 vjet më pas, në Hagë të Holandës nuk po gjykohen kriminelët serbë, që i kryen krimet në Reçak e në shumë vende të tjera të Kosovës. Por, ata që po dalin para drejtësisë tani janë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë arsye, Walker ka adresuar kritika ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar se cilët i ka akuzuar e cilët jo. Ish- diplomati amerikan i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të krijojë një gjykatë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e qeverisë së Sllobodan Millosheviqit. Madje ai ka sjellë në kujtesë edhe faktin se ministri i Millosheviqit, Aleksander Vuçiq, tani kryetar i Serbisë, i kishte quajtur trillime deklaratat e tij, për Masakrën e Reçakut. Ndërkohë sa i përket, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, William Walker thotë se nuk ka parë asnjë provë të qëndrueshme që i implikon ata me krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …