Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë sot se situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese. Ai në një postim në rrjetin social shkruan se Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar. Haxhiu thekson se dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve. Sipas tij masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefektshme.
