Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, ku shumë vende të Evropës kanë hyrë në izolim, kjo nuk i ka ndaluar shumë bashkatdhetarët që të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Fluks i madh i tyre është vërejtur edhe gjatë dy ditëve të vikendit në të gjitha pikë kalimet kufitare në Kosovë e po ashtu edhe përmes Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Sipas statistikave nga ana e Policisë së Kosovës, të cilat i ka siguruar Telegrafi, gjatë dy ditëve të vikendit më 19 dhe 20 dhjetor 2020, në territorin e Kosovës nga pikat kufitare dhe aeroporti, kanë hyrë 70 mijë e 47 qytetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …