Policia e Kosoves

Policia e Kosovës kërkon të kihet kujdes dhe të mos lihen gjësende të ndryshme e të dukshme në brendi të automjeteve

Policia e Kosovës  me qëllim të informimit të opinionit publik dhe parandalimit të rasteve të vjedhjeve në vetura, sidomos të atyre me targa të huaja të bashkatdhetarëve, që gjatë 24 orëve të fundit ishin cak i thyerjeve dhe vjedhjeve, ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të mos lihen gjësende të ndryshme e të dukshme në brendi të automjeteve. “Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur raste kur disa vetura, kryesisht me targa të huaja, pasi i janë thyer xhamat, janë kryer vjedhje nga ato, pasi janë vërejtur gjëra të ndryshme si çanta, veshje pallto, telefona celularë, dokumentacione të ndryshme etj, të cilat janë lënë në hapësira të dukshme brenda në automjete, të parkuara në lokacione të ndryshme. Andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek bashkatdhetarët, që në veturat e tyre, në pjesë të dukshme, në ulëse) të mos lënë gjëra që mund të jenë shkak që keqbërësve të thyejnë vetura për të arritur tek ato gjësende”, ka njoftuar Policia e Kosovës.  “Policia, falënderon qytetarët në këtë rast bashkatdhetarët, për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi, e në veçanti të ruajtjes së pronës private”, ka njoftuar policia.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …