Kryetari Haliti falënderoi Klubin e Prodhuesve të Kosovës për mbështetjen e ofruar për familjet në nevojë

Për kontributin e dhënë në mbështetje të familjeve në nevojë të komunës së Vitisë, gjatë kohës së pandemisë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nderuar me mirënjohje Klubin e Prodhuesve të Kosovës. Mirënjohjen e ka pranuar përfaqësuesi i këtij klubi Vllaznim Osmani. “Në emër të qytetarëve të Vitisë, u jam mirënjohës për mbështetjen që na e keni ofruar, atëherë kur kishim nevojë më së shumti, për shkak se numri i atyre që kishin nevojë për ndihmë, ishte rritur ndjeshëm. Andaj, shfrytëzoj rastin që me këtë mirënjohje simbolike, të iu shprehi falënderimet e Institucioneve komunale të Vitisë, për përkushtimin tuaj që ti dilni në ndihmë qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Haliti. Ndërsa Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, tha se Vitia ka qenë ndër komunat e para që është ndihmuar dhe kanë qenë dy arsye që e kanë mundësuar këtë. Arsyeja e parë, që ka qenë komuna e parë e prekur me Covid 19, si dhe arsyeja e dytë se e kemi ditur që menaxhimi i pakove do të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Osmani. Të rikujtojmë se Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Rrjeti i biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation” si dhe organizata Germin, gjatë muajit prill të këtij viti, kanë sjellë në Viti artikuj ushqimorë dhe higjienikë si dhe miell për 600 familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …