Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt janë në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti. Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se kjo parti përveç me PDK-në ka edhe alternativa tjera. Por sipas tij, ai personalisht do të preferonte që NISMA të garonte bashkë me PDK-në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …