Komisioni Qendror Zgjedhor është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kështu tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Ajo thekson se e kanë obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve dhe se kur do që shpallen edhe përkundër gjendjes së pandemisë. “Po ne gjithmonë jemi të përgatitur, në fakt ne tashmë e dimë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe kemi filluar të gjitha përgatitjet, të cilat na obligon Kushtetuta. Po ne tashmë jemi mësuar që të kemi zgjedhje të parakohshme, të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të parakohshme dhe natyrisht që ne në qoftë se ato shpallen do të kemi obligim që t’i organizojmë”, shtoi kryetarja e KQZ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …