Komiteti për Politik dhe Financa në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, KPF-ja mbajti mbledhjen e VII-të të rregullt ku për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

Rend pune

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,

  3. Shqyrtimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,

  4. Shqyrtimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,

  5. Shqyrtimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,

  6. Shqyrtimi ne parim i Planit te Integritetit,

  7. Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,

  8. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve TM3/2020 Korrik-Shtator,

  9. Shqyrtimi i kërkesave,

  10. Të ndryshme.

Takimin e hapi kryesuesi i Asamblesë Komunale Dr.Haki Shehaj ku të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së po ashtu edhe Drejtorët të cilët kishin pikat për diskutim. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e propozuara janë diskutuar ku dhe kanë marrë miratimin nga anëtarët e KPF-së për diskutim në mbledhjen e rregullt të asamblesë. Ndryshe në këtë takim Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe shpëtim Izet Zenuni kërkoi që në seancën e rregullt të diskutohet në të ndryshme propozimi nga kjo drejtori që të lirohen nga taksa komunale taksistet ( transportuesit publike) që operojnë në Komunën e Deçanit për vitin 2020. Mbledhja e XII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit do të mbahet më datë 28.12.2020, e hëne në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …