leoni

Pezullohen të gjitha linjat ajrore të fluturimit në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania për në Kosovë

Pezullohen të gjitha linjat ajrore të fluturimit në Aeroportin “Adem Jashari” nga Britania për në Kosovë dhe anasjelltas

Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat anti-covid, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja  e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre. Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi. Për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota

Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …