Endrit Shala kërkon nga Vjosa Osmani që të thirret sa më shpejtë një seancë e veçantë për miratimin e buxhetit

Endrit Shala kërkon nga Vjosa Osmani që të thirret sa më shpejtë një seancë të veçantë për miratimin e buxhetit

Deputeti, Endrit Shala e ka përfaqësuar sot Nisman Socialdemokrate në takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Pas takimit ai tha se me Osmanin kanë biseduar për një datë të mundshme se kur vendi mund të shkojë në zgjedhje. “Ne emër të Nismës Socialdemokrate sot u takova me u.d e Presidentit, Vjosa Osmani. Siç e dini pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vendi shkon në zgjedhje dhe në takim me të biseduam lidhur me dakordimin e të gjitha subjekteve politike për datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai. Shala tha se kanë kërkuar nga Osmani që të thirret sa më shpejtë një seancë e veçantë për miratimin e buxhetit. Deputeti i Nismas foli edhe për mundësinë që Nisma të bëj koalicione parazgjedhore me parti politike në vend. Sipas tij momentalisht nuk kanë ndonjë vendim për sa i përket kësaj çështjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …