Pas procesit paraprak bashkëpunues përgatitor, sot u zyrtarizua partneriteti bilateral në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë në fushën e mbrojtjes. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në distancë për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia. nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjeneral major Jusuf Alhnati, në emër të palës jordaneze dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me autorizim dhe të ministrit Quni, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Si marrëveshja bilaterale e 15-të me radhë e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vendet tjera në fushën e mbrojtjes, ka për qëllim bashkëpunimin në fushat si: luftën kundër terrorizimit, operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, arsimimin dhe stërvitjet ushtarake, hulumtimin në industrinë e mbrojtjes si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel ekspertësh. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të Memorandumit përkatës ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafë Ukimeraj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …