Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti me çka edhe zyrtarisht vendin e çon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, ka gjetur vendin në këtë fundvit pa miratimin e projektbuxhetit për vitin 2021. Njohës të zhvillimeve ekonomike dhe biznesmenë vlerësojnë se nuk duhet të shkohet në zgjedhje pa e miratuar buxhetin e vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, do të ketë kolaps financiar në vend. Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë se pa e miratuar buxhetin 2021 nuk mund të ketë zgjedhje dhe financim të zgjedhjeve dhe nuk mund të zvogëlohen pasojat e pandemisë COVID-19. Veç kësaj Gërxhaliu thotë se miratimi i buxhetit është në interes të qytetarëve, prandaj sipas tij ekziston mundësia e rishikimit të buxhetit nga qeveria e re./KP/
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …