Është mbajt Debat me qytetarë të komunën së Deçanit, shpaloset puna e viti 2020

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, sot është mbajt Debat Publik me qytetarë ku i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtor të drejtorive, asamblist, qytetarë dhe bashkatdhetarë. Kryetari Ramosaj në këtë debat ka shpalosur angazhimin e tije me bashkëpunëtorë gjatë këtij viti ku ndër të tjera tha se, në bashkëpunim të ndërsjellët, me mirëkuptim dhe punë të palodhur kemi arritur që në këtë periudhë që po e lëmë pas të realizojmë me sukses një sërë projektesh që janë jetike për të ardhmen e Komunës së Deçanit, edhe përkundër situatës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19 dhe sfidave të shumta që kaluam e po vazhdojmë të kalojmë gjatë këtij viti. Do të përmend vetëm disa nga projekte të shumta që janë vazhdimësi e vitit paraprak dhe e viti 2020:

Shtrati i Lumit ,,Lumbardhi i Deçanit ’’2019-2020, Rruga Deçan-Plavë, Elektrifikimi i bjeshkëve, Rruga Prilep-Irzni, Rruga e Qendrës së Qytetit faza e dytë, ndërtimi i Lapidarëve: Kodrali, Isniq, Strellc i Ulët, Carrabreg i Eperm dhe i Ulët, Gramaqel si dhe Busti Maxhun Çekaj, asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në zonën Urbane -2020-2021, objekti N.L ,, Hixhiena’’ 2019-2020, ndriçimi publik 2019-2021, (Përmbyllja e të gjitha fshatrave në vitin 2021), shëtitorja e qytetit, hartimi i hartave Zonale për komunën e Deçanit, kanalizimi i ujërave të zeza në zonën jo urbane, asfaltimi i rrugëve në Lloti 1 dhe Lloti 2 -Deçan, Dranoc, Carrabreg, Strellcë i Epërm dhe i Ulët, Dubovik, Prilep, Sllup, Prapaqan, Isniq, Lumbardh, Baballoq, Rastavicë, kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Sllup, kanalet e uitjes Sllup, asfaltimi i rrugëve në fshatin Belle, Digjitalizimi i qytetit, përfundimi i projektit të ujësjellësit në fshatin Maznik dhe Ratish i Epërm dhe Ratish i Ulët, ndërtimi i objektit të emergjencës ne QKMF-së, ndërtimi i QMF-së në fshatin Gramaqel 2020-2021, ndërtimi i Objektit të Qendrës Rinore 2020-2021, përfundimi i shtegut turistik “Via Ferrata” në gjatësi 407 metra, ndërtimi i Shkollës së re në Carrabreg –faza e parë, ndërtimi i Shkollës së re në Gllagjan –faza e dytë, ndërtimi i Shkollës së re në Lumbardhë –faza e dytë, ndërtimi i Shkollës së re në Ratishë – faza e dytë, ndërtimi i Shkollës së re në Gramaqel – faza e tretë, Salla e sporteve SHFMU “M. Çekaj” në Irzniq, – faza finale dhe Përurimi i Paletrës Sportive, 2019-2020 si dhe një sere projektesh tjera në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Gjatë debatit edhe qytetarët shprehën problemet e tyre që i preokupojnë ku ende kemi kanale të ujitjes pa realizuar , kanalizim i ujërave të zeza vazhdon të jetë shqetësim , trotuaret në zonat rurale etj. Ramosaj tha para qytetarëve se edhe përkundër limiteve buxhetore të krijuara nga pandemia COVID-19, komuna do të bëjë të pamundurën që këto probleme të zgjidhen brenda një periudhe sa më të afërt kohore. Do të vazhdojmë të jemi bashkë .Gjithmonë në shërbim të qytetarëve të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …