Kryetari Latifi ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit, ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit kalendarik me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore të komunës së Rahovecit. Në këtë takim është bashkëbiseduar për ecurinë e deritanishme të procesit edukativo arsimor në të gjitha nivelet, nga niveli parafillorë deri te niveli i mesëm i lartë. Ishte vlerësim i përgjithshëm që, përkundër rrethanave të vështirësuara dhe të shkaktuara nga pandemia Covid-19, gjatë periudhës së parë të këtij viti mësimor arritëm që në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit të mbajmë në jetë skenarin A, atë të zhvillimit të procesit mësimor me prezencë në shkollë. Si kryetar komune, shpreha përkushtimin tim, të DKA-së dhe të qeverisjes që drejtoj, se çdoherë do të jemi në mbështetje të përmirësimit të gjendjes infrastrukturore të shkollave dhe në mbështetje të të gjitha iniciativave që synojnë rritjen e cilësisë në arsim. Drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, edukatorëve dhe nxënësve, ju uroj pushime të këndshme dimërore, festën e vitit të ri dhe suksese të mëtutjeshme në periudhën e dytë, e cila fillon më 18 janar 2021! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …