Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Me këtë Kushtetutë të gjymtë, kemi bllokuar mundësinë e ecjes para, mundësinë e ndryshimit të saj!

Shkas në vendimin kushtetues të fundit me plotë të drejt realizimin e kësaj qeverie të rrëzuar dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, gjë që të gjithë jemi dakord! Ashtu si që u vendos mirë ashtë në këto rrethana.

Çfarë eksperti është ai që e bën ketë dhe si s’ju vjen turp që në start hasem në ngërçe të zhvillimeve politike e ligjore. Për çudi prapë i thërrasin në debate, sqarime e interpretime si ekspert të vlerësuar e nderuar! Si vlerësohen këta dështak profesional dhe shkelës të interesave kombëtare. Këta përfaqësues e ndërtues të Kushtetutës lejuan exs-teritorjalitete kishave, ju shtuan me qindra hektar tokë Kosove dhe i quajtën sllave edhe ato që na i morën neve ortodoksëve e katolikëve shqiptar, duke i shtete zuar dhunshëm atëherë pushtuesit e duke i veshur me prona, Këta farë ekspertet ju falen akoma territore dhe i bënë sllave. Këta lejuan edhe shtatë komuna të pa qena ma parë, në emër të decentralizimit, bënë komuna etnike! Këta bënë ligjin zgjedhor handikap dhe gjithmonë ngërçe politike e institucionale. Këta nuk lejuan me Kushtetutë të drejtën e referendumit popullor. Këta vendosen nene të mos ketë të drejt Kosova me u bashku me Shqipërinë. Këta far ekspertesh pranuan flamurin e Kosovës pa asnjë element të flamurit kombëtar që me shekuj luftuam u përgjakem i varrosem dëshmoret me atë flamur dhe shumë nga ne u betuam pranë tij! Këta pranuan që lufta ishte konflikt dhe askund nuk e futen në Kushtetutë çlirimin dhe vlerat e UÇK-s! Këta pranuan që pengjet e luftës robërit e luftës të kidnapuarit nga Serbia të i quajnë të pa gjetur. Sot jemi bë rob të pengesave të kësaj kushtetute sepse si i shkruan nocionet ashtu vlera ju jepet juridikisht e kombëtarisht.

Me njerëzit që i ka prodhuar  koha e Titos dhe e Milloshit nuk i jepet vlerë atdheut!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …