Sonte në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë mbahet Mesha solemne e Krishtlindjes

Sonte në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë mbahet Mesha solemne e Krishtlindjes

Ipeshkvia e Kosovës sonte organizon programin e Festës së Krishtlindjes 2020. Në orën 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga një grup studentësh të Akademisë së Muzikës dhe fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza. Ndërsa në orën 24:00 Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …