Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë. Ai tha se një kryetare në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës. Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës. Rama më tej kritikoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin, pasi tha se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë. “Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën Milot-Fier”, u shpreh Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …