Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e të drejtave për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar dhe punojnë në kohë pandemie për parandalimin e COVID-19. Sipas një njoftimi për media, ata thonë se nëse pagesat e tyre nuk kryhen në këtë fund vit do të shikojnë mundësinë e marrjes së masave më radikale në mënyrë që të realizojnë të drejtat e tyre. Tutje në njoftim thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i rikujton Qeverisë se pagesa nga pakoja emergjente, pagesat e ushqimit të bazuara në ligj dhe pagesa e orëve të punës varësisht kohës në punë përfshirë vikendeve dhe në festa, si dhe pagesa në ndërrimin e natës në mënyrë të dinjitetshme të jenë prioritet i ekzekutivit të vendit për këtë vit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …