Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë. Me anë të postimi në rrjetin social, Haaradinaj ka shkruar se u dëshiron paqe, begati, shëndet dhe harmoni të gjithëve. “Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre. Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …