Qeveria e Kosovës në takimin online të mbajtur të enjten ka miratuar masën e “Vlerësimit të Rrezikut Kombëtar të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë”. “Vendimi obligon Ministrinë e Financave që të publikojë dhe shpërndajë vlerësimin e rrezikut kombëtar të pastrimit dhe financimit të terrorizmit në Kosovë. Në rast mospublikimi, Ministria e Financave obligohet të publikojë përmbledhje të vlerësimit dhe listën e masave të nevojshme që duhet të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
