leoni

RKL

RKL: Portali “Bota sot” vazhdon fushatën mercenare kundër krerëve të luftës së UÇK-së, të arrestuar nga Gjykata Speciale

Portali “Bota sot” është vendi ku botojnë të gjitha mbetjet titiste, rankoviçiste e millosheviqiane, mjerisht edhe disa t’i quajmë analistë, që kanë sëmundje personale “dukjen” në medie, po ashtu edhe politikanë mendjelehtë që duan të tregohen demokratë dhe modernë.

Në këtë portal, afishohet qoftë edhe një gënjeshtër  që dikush ka lëshuar kundër UÇK-së, jo vetëm në Kosovë,  por kudo në vendet e Ballkanit, madje edhe në Kinë nëse mund ta gjejnë.

Dihet se kush e ka financuar dhe e financon këtë portal  gjithnjë porno, i cili të vetmin qëllim ka diskreditimin e luftës së UÇK-së, diskreditimin e tri partive të dala nga lufta e UÇK-së, Organizatat e shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe tërë popullatën liridashëse të Kosovës.

Është kazani ku zihen gënjeshtrat, ku manipulohet e  deformohet lajmi, ku shahet e fyhet lufta e drejtë për liri e UÇK-së.

Është Kazani ku botojnë shkrimet disa nga dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatës Speciale. Është kazani ku botohet, komentohet, mbështet çdo informatë kundër luftës së Shenjtë çlirimtare të popullit shqiptar.

Andaj ju “analistë, opinionistë, matrapazë të deformimit të fjalës dhe informacionit, ju porno-jugo-proletarë të shkollës titiste rankoviçiste, ju mbetjet e të gjitha riciklimeve të ish regjimeve, mirë keni bërë që jeni tubuar në gjirizin Tuaj. Le të ndahet shapi nga sheqeri apo sheqeri nga shapi.

Pse të mos dihet edhe publikisht kush kënd përkrah dhe kënd urren.

Pse të mos dihet publikisht, në këtë kohë të lirisë e të demokracisë, që pjesa dërrmuese e bijve dhe bijave të mercenarëve, të bijve e  të bijave të UDB-ashëve dhe ndonjë nga vetë ata, kanë një histori, kanë pasur një të kaluar “të artë” të kohës së bashkim-vëllazërimit, me Ali Shukriun e Sinan Hasanin e dhjetëra të tillë, deri te Azem Vllasi e Rrahman Morina.

Është një trashëgimi mbi 70- vjeçare nën Serbinë dhe në bashkëqeverisje me të, sidomos pas vitit 1945, kur Kosova u përgjak cep më cep, kur baballarët e bashkim vëllazërimit prej vitit 1945 e deri në vitin 1951, vranë, pushkatuan pa gjyq, dënuan me burg të përjetshëm, me burg deri në 20 vjet, më shumë se 10 mijë shqiptarë, në kohën kur mercenarët e bashkim vëllazërimit luanin vallen e përbashkët të fitores nën tinguj ritmikë të këngës çetnike  serbe, “Igraj kolo okolo, od Beça do Stamolla, apo  “Ide Zima dodje leta, nema vise tungatë jeta”, apo Marshall Tita n’ kali të bardhë, ugurolla mos shqiptar, apo oj Dragane iza Brega” e shëmtira të tjera të gjirizit të bashkim vëllazërimit, të përbashkësisë së shqiptarëve me serbë e sllavë, të pretendimeve për një ngjizje kolektivetë markës “serbo-ship”.

Për hir të së vërtetës,  duhet pranuar fakti se regjimi titist rankoviqist u dha shumë të drejta shqiptarëve, që nuk i kishin pasur kurrë nën ish Jugosllavinë e Pashiqit e të Kralit. U dha shkolla, punë, autonomi kulturore, i pranoi në radhët e tërë sistemit, në institucione, në parti, në UDB, në Lidhjen Socialiste e komuniste dhe në të gjitha vendet, sepse shqiptarët ishin shumicë, sepse disa edhe kishin përkrahur luftën partizane të Titos, disa ishin edhe më besnikë sesa kërkonte vetë regjimi, por ishte edhe ana tjetër e medaljes. Duhet kujtuar edhe ana tjetër e këtij realiteti. Asokohe ishin të mbushura plot e përplot burgjet me ata nacionalistë  e irredentistë, që vepronin në grupe të fshehta, ( ilegale) të organizuara, që kërkonin lirinë e plotë dhe nuk pajtoheshin me atë gjysmake, sepse ata mbështeteshin në të drejtën e Kombeve për Vetëvendosje, kërkonin bashkim me Shqipërinë, kërkonin republikë të barabartë të shqiptarëve në Federatë, sepse popullata shqiptare nën okupim ishte e treta me numër pas serbëve dhe kroatëve në RSFJ, sepse ideali i lirisë, i barazisë, i çlirimit e i bashkimit nuk kishte vdekur as do të vdiste kurrë, sepse ai ideal kalitej nëpër burgjet e kazamatet anë e mbanë Jugosllavisë, sepse në burgje për tridhjetë vjet ishte mbajtur në pranga simboli asokohe i gjallë i çlirimit dhe i bashkimit kombëtar, Adem Demaçi, dhe disa mijëra përkrahës e bashkëvuajtës të tij, dhe asnjëri prej tyre, nuk i binte moh qëndrimit të patundur të rrugës historike dhe amanetit për liri dhe bashkim kombëtar.

Prej vitit 1945 e deri në vitin 2001, asnjë burg i ish Jugosllavisë e Serbisë nuk ka qenë pa të burgosur shqiptarë. Janë shifrat e faktet që flasin.

Mbi kurrizin e këtyre mijëra të burgosurve shqiptarë nga dhjetëra mijëra familje të përndjekura  atdhetare, sundonin në Kosovë, në flamurin jugosllav të Titos e të Rankoviqit:  Fadil Hoxha, Ali Shukria, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi, Rexhai Surroi, Mahmut Bakalli, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Kolë Shiroka, Azem Vllasi, Sejdo Bajramoviqi e shumë të tjerë, bashkë me sivëllezërit e tyre politikë, serbë e malazezë.

Ajo kohë la në trashëgim edhe mendësinë e filozofisë së vetë politike, e cila sot përkthehet me Kosovën multietnike, edhe pse shqiptarët përbëjnë 92 për qind të popullatës.

Ajo kohë la ngjizjen politike serbo-shqiptare, e cila nuk bëhet hasha, sepse nuk fshihet dot nga kujtesa, bashkëjetesa mbi pesëdhjetë-vjeçare, komunikimi, tregtia, vajtje-ardhjet, miqësia, pobratimia, dashuria për njëri-tjetrin, të cilat kanë funksionuar edhe gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas luftës dhe sot e kësaj dite.

Asnjë prej të afërmeve të politikanëve të Kosovës, të miqve e të njohurve të tyre  nuk është vrarë as masakruar nga regjimi i Milosheviqit, përveç ku kanë pësuar si dëm kolateral. Ata, familjet e tyre, familjet e ish bashkëpunëtorëve, miqve dhe pobratimëve, jo vetëm që kanë shpëtuar pa asnjë therë në këmbë nga regjimi i Milosheviqit, por edhe janë bërë pjesa kryesore e qeverisjes së vendit prej vitit 1999 e deri sot, me ndihmën e UNMIK-ut dhe administratës ndërkombëtare.

Këtij soji, e rodi prosllav e proserb i ka penguar lufta e UÇK-së përveç ndonjë rasti të veçantë. 

Bijave e bijve të këtyre bastardëve më shumë iu ka penguar uniforma e UÇK-së, sesa ajo e Arkanit dhe e Sheshelit. Këtij soji bastard nuk i bën përshtypje vrasja e masakrimi i 13 mijë shqiptarëve nga serbët, por zhdukja e bastardëve dhjetëra pro-serbëve që  pretendojnë se i ka vrarë UÇK-ja.

Këtij soji nga ADN-ja e ngjizur serbo-shqiptare, më shumë i pengon Hashim Thaçi sesa Vuçiqi e Daçiqi.

Ky rod shqiptarësh nuk lë fjalë të ligë, të ndytë  e përvese pa i drejtuar ish-regjimit të Enver Hoxhës, por  me asnjë fjalë, me asnjë rast, me asnjë rresht nuk atakohet regjimi i Titos dhe i Rankoviqit, përkundrazi i thuren vargje, përkujtohet në ditëlindjen dhe ditëvdekjen e tij, madje shkruhet me respekt për të në shumë portale e në shumë jugo-medie shqipshkruese e shqipfolëse.

Ky është një realitet i hibridizimit pesëdhjetëvjeçar shqiptaro-serb, që ka pjellë këtë rod njerëzish, që ka lënë këtë trashëgimi  dhe që për fatkeqësinë tonë kombëtare, numerikisht është në shumicë. Vetëm 10 për qind e shqiptarëve të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votimet e kohës së Titos e të Rankoviqit, shumica syresh edhe nuk kanë pasur të drejtë, meqë pjesëmarrja e tyre ka qenë e sanksionuar  me ligjet në fuqi, për të gjithë ish të dënuarit dhe familjet e tyre, të dënuar  për vepra armiqësore kundër Jugosllavisë.

Vetëm 15 deri në 20 për qind e shqiptarëve të Kosovës, iu kanë bashkuar ose e kanë përkrahur  luftën çlirimtare.

Përcaktimi i shumicës ikanake nga vendi, në pranverë të vitit 1999 ishte “metaforizuar”  me fjalët: “Më fal Kosovë e Prishtinë, më shumë e desha jetën sesa lirinë”.

Ndërsa epika e heroizmit shqiptar të UÇK-së, ishte, “Ecim para vëlla, kthim prapa nuk ka!”

UÇK-në e kanë përkrahur dhe e përkrahin në radhë të parë  familjet e 13 mijë të vrarëve e të masakruarve nga regjimi serb, bashkë me familjet e 2500 dëshmorëve, me veteranët e invalidët si dhe shqiptarët liridashës. Shikuar në këtë aspekt  jemi pakicë numerike, andaj shumica nuk e do sundimin e ndonjë komandanti apo politikani të UÇK-së.

Andaj një birbo  titist e thotë me plot gojën, “këta që i ka ftuar Haga janë turpi ynë dhe jo lavdia jonë”.

Një rod tjetër thotë se  luftëtarët e UÇK-ja kanë vrarë njëri-tjetrin dhe jo serbët e Milosheviqit.

Një tjetër nga ky Jugo-kazan thotë, UÇK-ja i ka vrarë të gjithë civilët serbë pas luftës.

Një tjetër nga puseta që kundërmon erë temjani të popave serbë, thotë se Drenica është kopsht zoologjik.

Një lehes tjetër i këtij rodi e akuzon Adem Legjendarin si shkaktar të vrasjes së familjes së tij, sepse ai paska qenë dashur të dorëzohet e jo ta marrë në qafë familjen.

Një tjetër lehes nga kjo kotillë e dreqit, thotë se po të ishte gjallë Hamëz Jashari do ta kishte privatizuar dhe do ta kishte blerë me pak para  edhe Telekonim.

Nuk janë këta  vetëm disa zëra të një pusete, sado e thellë qoftë ajo të kësaj pjelle bastarde.

Gabohemi rëndë kur duam ta qetësojmë ndërgjegjen tonë dhe minimizojmë sharjet fyerjet e denoncimet e tyre, duke menduar se janë një grusht njerëzish.

Realiteti është krejt ndryshe.

Por na mbanë besimi se Karvani që ka filluar prej Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili kishte jo pak të tillë nga soji bastard e tradhtar, karvani që kishte çarë me shpatë në dorë rrugën e historisë e të lirisë, gjatë shekujve të robërisë dhe që kishte rrugëtuar nëpër shekuj deri te Adem Legjendari i UÇK-së, ai karvan është një “perpetuum mobile” është një lëvizje e përjetshme, është vetë ligji i jetës, të cilin në rrugën drejt  bashkimit, nuk e ndalojnë dot lehjet e zagarëve të kohëve të kaluara, nuk e ndalon dot asnjë forcë e errësirës dhe e sodomisë njerëzore.

Karvani ecën, andaj edhe lehin qentë!

Dëgjoni, ecejaket e historisë, ju që keni vesh!

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …