Ndonëse jo zyrtarisht ka filluar fushata e partive politike më heqjen e vijave të kuqe për njëra tjetrën

Ndonëse jo zyrtarisht ka filluar fushata e partive politike më heqjen e vijave të kuqe për njëra tjetrën

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e dërgoi vendin në zgjedhje të parakoshme, ka ndërruar menjëherë edhe qasjen e partive ndaj njëra-tjetrës. Disa parti kanë nisur t’i heqin vijat e kuqe, e disa të tjera edhe t’i vënë ato. Vërehet posaçërisht heqja e vijave të kuqe nga të gjitha partitë kosovare, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, për Partinë Demokratike të Kosovës. PDK, nga një parti që në vitin 2019 të gjithë mundoheshin t’i vënë vija të kuqe, është shndërruar në një parti ku të gjitha partitë jo vetëm që po ia heqin vijat e kuqe, por edhe po i dërgojnë ftesa zyrtare për koalicione parazgjedhore. Si një ndër partitë që të më së shumti ka pasur vija të kuqe, Lëvizja Vetëvendosje, në këto zgjedhje ka zbutur qëndrimin e saj dhe përmes figurave kryesore si Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu ka tërhequr këto ndalesa edhe për PDK-në, madje, e shohin edhe si partnerin kryesorë për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …