leoni

Nokia largon nga puna mijëra punëtor

Kompania Finlandeze njoftoi se do të pushojë nga puna 1400 veta në Gjermani, 1300 në Finlandë dhe 400 në Francë.

Prodhuesi finlandez i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit, Nokia planifikon  që të shkurtoi mijëra vende pune në nivel global, duke përfshirë 1.400 në Gjermani dhe 1,300 në Finlandë, si pjesë e një programi të kursimit pas blerjes së Alcatel-Lucent.

Drejtuesit e kësaj kompanie njoftuan se do të mbyllin edhe 400 vende pune në Francë, por do të hapin 500 vende të reja pune në degët e kërkim zhvillimit, që është në përputhje me premtimet e dhëna autoriteteve franceze vitin e kaluar, gjatë negociatave për blerjen e Alcatel-it.

“Premtimet e Nokias të dhëna me rastin e marrjes në pronësi të Alcatel-Lucent, u realizuan” tha njëri nga  përfaqësuesit e sindikatës CFE-CGC në Francë, Frederick Osedo.

Në tërë botën 104 mijë të punësuar

Nokia nuk publikoi informacionin mbi numrin e përgjithshëm të shkurtimeve të planifikuara të vendeve të punës. Kompania punëson rreth 6.850 veta në Finlandë, 4.800 në Gjermani, 4.200 në Francë dhe rreth 104.000 në mbarë botën.

Finlanda dikur ishte në mesin e shteteve më prosperitative të Bashkimit Evropian, në një kohë kur Nokia dominoi tregun e telefonisë celulare edhe para krizës ekonomike globale. Ajo është tani një nga ekonomitë më të dobëta, duke lënë prapa vetëm Greqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …