Rufki Suma: Gjykata Speciale është parejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Rufki Suma: Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma në një intervistë për TV Diellin dhe Radion Kosova e Lirë ndër të tjerash ka folur edhe për arrestimin ish-krerëve të luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale. Sipas tij arrestimi i liderëve të vendit është padrejtësia më të madhe që i është bërë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga faktori ndërkombëtar. Ai e ka përmendur edhe votimin e demarkacionit më malin e Zi më kushtin se do të bëhet liberalizimi i vizave që ende nuk ka ndodhur. Suma ka theksuar së është e pakuptim që kjo gjykatë të gjykojë krimet e pretenduara deri në vitin 2000 atëherë kur UÇK është demilitarizuar në shtator të vitit 1999. Sipas tij institucionet tona kanë rënë nën grackën e ndërkombëtarëve dhe kanë themeluar këtë gjykatë të pa drejtë dhe të njëanëshme. Suma e ka quajtur të turpshme gëzimin e disave arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së. Kryetari i Hanit të Elezit ka potencuar së përkundër së thuhet së kjo gjykatë është e Kosovës nuk e ka asnjë element të shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …