Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Nga viti 1999 e deri tani llogaritet se diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 40 miliardë euro

Bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në shumë vente të perëndimit dhe kudo nëpër boto që nga viti 1999 e deri tani  llogaritet se kanë dërguar në Kosovë mbi 40 miliardë euro në mënyra të ndryshme. Ky kontribut i diasporës nga njohës të zhvillimeve ekonomike po vlerësohet mjaft i rëndësishëm, Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, vetëm sivjet remitencat nga bashkatdhetarët arrijnë rreth 800 milionë euro ose 13 për qind më shumë se në periudhën e vitit paraprak. Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se, diaspora ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore e qëndrueshmërisë shtetërore e Kosovës. Veç kësaj, ai thotë se edhe vet zanafilla e fillimit të luftës për Republikën fillon nga diaspora. “Llogaritet se në mënyrë direkte, indirekte dhe periferike, diaspora ka dërguar më tepër se 40 miliardë euro dhe po e shihni se sa qenka i rëndësishëm kontributi i diasporës. Në qoftë se kemi pasur një buxhet të miratuar në parlamentin e Kosovës, dihet së me tepër se 50 për qind kanë shkuar për shpenzime paraprake për paga dhe mëditje.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …