Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se nuk iu beson fare përrallave, as këtyre sondazheve të porositura të Vetëvendosjes. Ne njihemi mirë në Kosovë dhe dimë fare mirë kush çfarë anëtarësie ka, cilët votues i ka. Njihemi mirë edhe me sondazhet dhe mënyrën e organizimit të tyre. Në zgjedhje nuk do të hyjmë me kompleksin e sondazheve, por do të hyjmë me besimin që presim nga qytetarët për programin tonë dhe për punën që ka bërë qeveria Hoti. Nëse ata gjejnë te Qeveria Hoti korrupsion do ta dënojnë Qeverinë Hoti. Nëse do ta gjejnë te Qeveria ime e vitit 2014-2017 korrupsion do të na dënojnë. Mirëpo nëse gjejnë se ne nuk kemi punuar mirë sa i përket zhvillimit ekonomik prapë mos të na japin votën, por jam i bindur që në kohën që kemi qeverisur ne si LDK edhe në periudhën 2014-2017 edhe tani vendi është ndjerë më së miri me programe ekonomike dhe me koncept të zhvillimit ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …