Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari Halil Çadraku, ka thënë se PDK-ja duhet të jetë zemërmadhe dhe duhet t’i ofrojë të gjitha copëzat e ndara nga thyerja. Ai ka shkruar se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate duhet të kthehen në PDK, aty ku ishin. “PDK-ja ka ditur gjithmonë t’ë reformohet dhe të jetë simbol bashkimi në kohëra të vështira e të duhura! Mendoj se Fatmir Limaj dhe NISMA duhet të kthehen aty ku ishin, as për mëshirë, as për politikë por, për shkak të origjinës dhe themeleve…”. “Kryesia e PDK-së duhet të gjej forma se si t’a sjellë këtë subjekt në gjirin e saj dhe të luftojmë së bashku në këtë kohë ,,lufte” … Bashkimi ban fuqinë, fjalë e madhe, por, duhet të ketë edhe vullnet pozitiv për t’a bërë këtë! Burrat nuk i ndan fjala kur e kan fushbetejen dhe armikun e përbashkët! Çdo njeri na duhet, çdo votë na duhet që të mbrohet vendi. Fatmiri duhet të jetë brenda PDK-së …”, ka shkruar Halil Çadraku.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …