Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka prezantuar pakon qeverisëse të diasporën, e cila përmban propozime konkrete. Ai ka thënë se PDK-ja do të ketë në listën e saj 3 kandidatë për deputetë, që janë personalitete të vecanta në fushën e ndërmarrësisë dhe profesioneve të tjera. Po ashtu, ai ka propozuar kthimin e ministrisë së Diasporës me ta marrë qeverinë e ardhshme në udhëheqje. Ndërsa deputeti, anëtari i kryesisë dhe udhëheqësi i Departamentit për Diasporë, Elmi Reqica, ka thënë se ditën e sotme e kemi shpallur ditë të diasporës me qëllimin që të jemi sa më afër tyre. Tash kemi nisur një riorganizim të jashtëzakonshëm dhe po kthehemi fuqishëm në diasporë. E kemi nisur më Zvicrën, tani do ta kemi themelimin e degës në Gjermani dhe se shpejti do të jemi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.”, ka thënë Elmi Reqica.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …