(Me rastin e ditës së shkollës FMU:”Ndre Mjeda” në Rakosh,më 20.11.2014)
Një fjalë e shkurtër lidhur më librin dhe autorin mbajtur nga Sefer Muzlijaj-bibliotekist në këtë shkollë.
Hamdi Zekë Arifaj u lind më 2.tetorë 1958 në fsh.Rakosh të komunës së Istogut.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmën në Istog,kurse shkollën e lartë pedagogjike në Gjakovë.
Viti 1981 e gjeti Hamdiun në shërbim ushtarak në Suboticë në ish-Jugosllavi,kur në Kosovë shpërthyen demonstratat studentore gjithë popullore (pranvera e kuqe!).Hamdiu gjatë shërbimit ushtarak ra në sy si një shqiptar i ri rebel për rexhimin.
Si edhe shumë të rinjë shqipëtarë gjatë shërbimit ushtarak në ish- Jugosllavi ishte shënjestruar si i papërshtatshëm pasi edhe tek
ai ishte mbarsur në mendje e shpirtë vizioni i ndërgjegjësuar , zgjidhja e çështjës shqipëtare që padrejtësisht mbaheshin në okupim e riokupim nga Serbia e ish -Jugosllavia. Nga maltretimet e pandërprera që u bëheshin shqipëtarëve dhe mësuesit Hamdi,bëri që ai t’i vë vetës detyrë që edhe në shërbim ushtarak ,po edhe gjatë tërë jetës të pranojë çdo sakrificë,të jipte gjithëçka nga vetja për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Maltretimet që s’kishin të ndalur,të mësuesi Hamdi në shërbim ushtarak rritën urrejtjen gjerë në pikën e vlimit ndaj rexhimit Jugosllav. Më shumë përvoja të hidhura ,mbaroi atë shërbim dhe mbërriti gjallë në vendlindje. Mësuesi me t’u kthyer në vendlinje në vitin 1884 ,pa hamendje formoi një grup folklorik dhe nisi të dalë para publikut me sukses,mu në kohën jo pa vështirësi;ku edhe vet mësusi Hamdi deklaroi se në atë kohë ” më rëndë u vinte Serbëve me pa një çifteli se një armë”!
Tek në vitët 1888-90 përbiroi të punojë si mësues në vendlindjen e tij në Rakosh. Ish nxënësit e tijë flasin se sa i afërt ishte mësuesi më nxënës ,cili ishte përkushtimi i tijë që të ipte gjithëçka nga vetja që nxënësit të mirrnin nga ai maksimumin,si një pedagog i
atyre viteve.Mjaftuan dy vite që t’i bëhet e pamundshme vazhdimi në rrugën e nisur në shkollë në ato rrethana politike.Mësuesit si mbet tjetër rrugë ,përveq të largohej jashtë atdheut,të marrë rrugën e gurbetit.
Në vitin 1990 ,me bashkëshorten u gjëndë në Suedi.Edhe pse se deshi këtë rrugë,i’u imponua mërgimi.Qysh në ditët e para në mërgim ,në Suedi shprehu interesimin për mësimin plotësues në gjuhën amtare për fëmijët e mergimtarëve në Suedi.
Në mendje i’u kishte ngulitur se puna me nxenës është puna më e shenjtë;mendonte duhej bëhej ç’mos që t’i ikej asimilimit te të rinjëve tanë në mërgim dhe tek ata të kultivohej gjuha dhe kultura kombëtare.
Qysh në ditët e para mësusi Hamdi filloi të paraqitet para Suedezve me kulturën mjaft të pasur.Atë në fillim e filloi me organizime koncertësh ku lidhur me to kishte mjaftë përvojë, solide.Mësuesi Hamdi luante në disa instrumente tradicionale,sidomos në instrumente me frymë dhe tela.
Hamdiu ishte paraqitur shumë herë para publikut me më shumë së pesëqind nxënës gjatë viteve 1990 deri në vitin 2014,nëpër plotë vende të Suedisë.Këto veprimtari përveç mësimit në gjuhën amëtare i bëri vullnetarisht mësuesi Hamdi.
Pas marrjes së lejeqëndrimit me familje u vendos në qytetin e Falkënbergut në vitin 1997-të . Që nga ky vit mësuesi Hamdi punoi me nxenësit shqiptarë duke i përfshirë nga parashkollorët gjerë ke gjimnazistët.
Fillimisht kishte tubuar 60 nxënës shqipëtarë por më vonë arriti t’i bashkojë ,edhe atë vetëm pas dy muajsh 160 sosh. Që nga ajo kohë gjërë më sot ,(“fjala është për për vitin 2014-et”),ku në atë komunë vijimi i nxënësve shqiptarë mergimëtarë vijonin mësimin mbi 95-esë për qind.
Më nxenësit e gjimnazit disa herë kanë
vizituar Kosovën.
Edhe kësajë radhe në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës arrinë që të organizojë edhe një ekskursion,vizitë të tillë në Kosovë.
N’a vie mirë se mësuesi Hamdi kishte bashkëpunim të mirë kolegial me këta mësues që janë prezent edhe këtu në vizitë shkollës s’onë- vendëlindjes së Hamdiut;si kolegët e ti:Skendër Krosa nga komuna e Vekshës,në Suedi,Sadik Kelmendi nga komuna e Norrshopingut në Suedi etj.
Këta mësues n’a thotë Hamdiu se shumë herë e kanë vizituar në Follkenburg ku Hamdiu jeton e vepron në mërgim.
Këto dy shkolla ku punojnë kolegët e tij ,ai tregon se kanë marrë pjesë edhe në festivalin folklorik që ka organizuar mësuesi ynë pa ndërprerë qysh nga vitet 2006!-deri në vitin 2014.
Mësuesi Hamdi themeloi ansamblin: “Shqiponja e maleve” me të cilin u paraqit para publikut edhe Suedez dhe çdoherë ishte mirëpritur nga publiku.Njëherit kemi informacione se shumë herë juritë profesionale Suedeze kanë ndarë mirënjohje për organizimet e mësuesit Hamdi.
Për herë të parë kishte arritur të organizojë festivalin folklorik të vallëzimit me 7-qershor 2007!- në qytetin Fallkenburg të Suedisë.
Ky festval pastaj mbahej tradicionalisht gjatë stinës së pranverës.
**
Në mars të vitit 2013!-me punën e palodhëshme arriti të botojë edhe librin për fëmijët tanë të diasporës:TË MËSOJMË SE BASHKU,ku sot po promovohet edhe në vendlindjen e tijë dhe shkollën ku ishte dikurë nxënës,pastaj punoi pak si mësues.
Kjo e bënë atë edhe më të madhe për ne në këtë shkollë,kënaqësi dhe pasurim me liber me shumë shëmbuj.
Ky libër u prit mjaft mirë anë e kënd botës,ku për te fliten njerëz profesionist në media të diasporës,në Shqipëri,Kosovë ,po edhe në komlimentët mu në librin e botuar.
Pedagogët e Tiranës i dhanë epitetin e kësajë fletoreje pune si”Libri i shenjtë”- për fëmijët Shqipëtarë të DIASPORËS.
Ky libër përdoret në shumë vende të botës ku ka Shqipëtarë;si në Shqipëri,Kosovë,etj.
Hamdi Arifaj është edhe producent e skenarist i filmit artistik shqipëtar:”Në tokë të huaj” i pari i këtij lloji në Skandinavi.
Premierën e parë e pat më17.maj 2014- et në Falkënburgun Suededez.
Në pranverën e vitit 2014-et ,në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Kosovës filmi u shfaq në të gjitha qytetët e Kosovës por nuk u shfaq në komunën tonë ,komunën e mësuesit Hambdi.E çuditshme?!…
Duke e parë kontributin e mësuesit Hamdi,Ministria e diasporës filloi të bashkëpunojë ngushtë me mësuesin Hamdi Arifaj,posaqërisht Ymer Avdiu që ishte përgjegjës për mësimin shqip në diasporë.
Mësuesi Hamdi gëzon respekt të madhë të njerëzit e vendlindjes së vet e më gjerë.
Ai u përpoq që shkolla ku punon në Suedi të binjakëzohet me ndonjë shkollë në Kosovë por fatkeqësisht u bë e pa arritshme,kështu shkolla ku punon mësuesi i vyeshëm u binjakëzua me një shkollë në Sarajevë mu nga viti 1999-të,dhe është projekti më i gjatë deri tani nga Suedia.
Sot mësuesi Hamdi është në udhëheqësinë e Organizatës për të drejtat e fëmijëve ku dha dhe jep kontribut të madh.
Hamdiu është i licencuar si mësues në gjuhën Suedeze dhe gjuhën Shqipe.
“Është gjuha që popujve u mbanë të gjallë kombësinë e tyre të shtrenjtë.
Shtetet shkatërrohen,gjuhët shuhen,trojet e disa fiseve zihen nga fise tjera;por vetëm një cilësi që i shquan dhe i bënë që të njihen ku mund te të hedhë fati eshtë vetëm GJUHA”
Në fillim do i citojmë fjalët e autorit të librit:Të mësojmë se bashku”-H .Arifaj:-pse i hyri punës për këtë libër që nuk ishte punë e lehtë,por i një rëndësie të madhe!
Duke marrë parasyshë se shumica e nxënësve që vijojnë mësimin në diasporë,e që hasin në vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lendës mësimore të gjuhës amëtare,ishte qëllimi kryesorë që të shkruhet ky libër.
Autori thotë:”Nëpërmjet këtij libri fëmijët do të njihen me shumë sfera të cilat u janë të nevojshme që t’i marrin njohuritë elementare nga lënda e gjuhës amëtare për gjërat që u janë të nevojshme në jetën e përditshme.Kështu fëmijëve shqipëtarë që janë të shpërndarë në katër anët e botës u sigurohet ky libër mësimor i veçantë e i kapshëm i cili mëton t’u përgjigjet drejtë përsedrejti kërkesave të tyre për t’i përvetësuar me lehtësi e në mënyrë të drejtpërdrejtë për gjuhën letrare shqipe.Kështu lehtë e natyrshëm nxënësit ,fëmijët në mërgim do njihen me gjuhën e ëmbël shqipe dhe lehtë do t’a përvetësojnë
për t’a folur e shkruar “-përfundon autori.
—
Brenda këtij libri vështirë është të gjeshë diçka që s’është shoshitur!,duke filluar nga Alfabeti i gjuhës shqipe ,e plot gjëra që fëmijve ,po besa edhe të rriturve u rrisin kureshtjen për ti shkuar në fund me një frymë..
Pra autori librin e nisë me alfabetin,vazhdon me shkronjat e tijë dhe numrin;
zanorët,bashkëtingllorët,
Tek pjesët e ligjëratës,e shpjegon mirë ndarjen e tyre:a)- në të ndryshueshme -që janë:emri,mbiemri,përemri,
“””
-Kur flet për Alfabetin e gjuhës shqipe: cekë se alfabeti ynë ka 36 shkronja latine,të thjeshta ose të kombinuara. Ka shkronja të mëdha dhe të vogla të shkrimit.
Fillon me shkronjën A e mbaron me shkronjën e 36-të ZH.
Alfabeti ka 29-të bashkëtingëllore (tinguj) dhe 7-të zanore. Ka shkronja të kombinuara ( dyshe),e ato janë: Dh,Gj,Nj,Rr,Sh,Th,Xh dhe Zh.
Autori në këtë libër të çmuar shpjegon trajtat: të pashquarën dhe të shquarën; e lë të hapur për nxënësit që të flasin e të shkruajnë për institucionin edukativo-arësimorë: çka është shkolla?, organet e sajë?, rëndësia dhe funksionimi i sajë? etj.
Brënda librit gjejmë anagramin me shkronja: A,E,K,N,O,R,T…Ku nxënësit nga ky anagram të provojnë të formojnë mbi njëqind fjalë të mundëshme, (le të provojnë); provohet kreativiteti tek fëmijët ( nxënësit), nuk do përmes kësajë të sheh të mësuarit pasiv.
Përmënd vitin që ka gjithësej 365 ditë, e për çdo katër vite e kemi vitin e brishtë që ka 366 ditë; shpjegon që viti ka katër stinë, 52 javë nga 7 ditë. Dekada ka dhjetë vite; shekulli njëqind vite…
Shpjegon e provokohen nxënësit: cilat janë shtazët e buta?,cilat janë të egra (të malit)?!…
Shtron një pyetje për nxënësit: cilat kafshë jetojnë në shtetin tëndë?
Përmënd drithërat: grurin,misrin,thekren,elbin etj.
S’harron të shtrojë pyetjën: cilat janë instrumentet muzikore kombëtare?: si lahuta,kavalli,çiftelia,
I ndanë në ato frymore dhe me tela, harkore dhe me të rënë.
“”
Shtron pyetjën:Cili është instrumenti karakteristik shqipëtar?!…
Përshtyepje të veçantë me ka lënëpërveq tjerash-ilustrimi i DJEPIT.
Më dualën parasysh foshnjet e mbetura edhe në djep nga ekzodi famëkeq i viteve 1877/78-të nga Sangjaku i Nishit -Toplica ,trojet shqipëtaret posaqërisht nga Stublla-fshati i
origjinës së autorit.Nga aty kaluan nëpër at golgotë pikërisht gjyshërit e autorit.
Kur flet për fjalët,i ndanë në :të thjeshta dhe të përbëra:(buzë +qeshje,frymë+ marrje,.
Dëshiron që fëmijët,nxënësit ta fusin në përdorim imagjinatën dhe të i dallojnë kafshët
nga shpezët nga(rosa.delja,dhia ,dhelpra,biba,breshka,ketri,
Brenda tërë librit autori përdorë stilin e kombinuar të të nxënurit:atë të shkruar dhe vizuel(sa ilustrimet…)
Autori në librin e tij i njhton nxënësit me anatominë e trupit të njeriut;fillon nga koka,balli,sytë,veshët,goja,
Autori është aqë i vemendshëmkur shtjellon atë që ka marrë për objektiv ku më ca tregime të zgjedhura si:”Gjelat e Tiranës”,”Dashuria për vendin”,”Dheu i Arbërisë”etj
Kështu i shtynë nxënësit për të folur bukur,të dallojnë në cilin dialekt është shkruar,të mundohën të shkruajnë në gjuhën standarde dhe t’i marrin mesazhet të cilat gjëndën në ato tregime.
Sa bukur na dalin fotografi kur lexohen fragmente nga tregimi:
“Vdekja e Skendërbeut”
:”O trim Gjergj zot e mbret! O atë i shenjtë dhe mbrojtësi ynë.Qysh na le jetim ,të shkretë si dhentë pa bari?!…Lekë Dugagjini si i marrosur nga hidhërimi rëndi në shesh të qytetit duke ç’jerrë krahërorin shkulur mjekrrën dhe flokët bërtiti:Ejani o shqipëtarë!
Sot ra kështjella e Shqipërisë!;fortesat tona u përmbysen,qytetet ranë përdhe.
Tani tërë forca jonë u shua
me vdekjen e këtij burri…”
“”””
Vijnë pyetjet për nxënësit:
Me cilën datë ka lindur Skendërbeu?
Në cilin vit kthehet Skendërbeu në Shqipëri?
Nga cili vend kthehet Skendërbeu në Krujë?
Sa vite udhëhoqi me ushtrinë shqiptare?
Sa beteja bëri Skendërbeu?
A e humbi ndonjë betejë?
Kur dhe me cilën datë vdiq Skendërbeu?….
Në tregimin :”Dashuria për vendin”
“Pasi shqiponja edhe pas tri ditë të rënash me daulle nuk e lëshoi vendin;u dogj ,mbeti vetëm skeleti i sajë.
Një ditë duke punuar fshatari pranë një shkëmbi në malin të cilin e kishte djegur për ta bërë arë,tokë pune pa skeletin e djegur të shqiponjes së djegur dhe zogjëve të sajë,e pyeti :”Moj shqiponjë!-kur unë i rashë daullës tri ditë radhazi:ishe në gjumë të thellë, apo ishe shurdhuar pasi nuk ike?!
Sipas legjendës skeleti i shqiponjes paska folur e paska thënë:”As nuk isha në gjumë të thellë ,as memece dhe e shurdhër por nuk desha t’a lëshojë truallin tim! këtu linda e këtu do të vdes”
Ç’farë mesazhi i mrekulluar?!
Mbresë të madhe ,mesazh të veçantë të sjellë edhe tregimi:”Dheu i Arbërisë”
“Mos na harroni!Harresa është vdekja e Arbëreshit!”
**
Autori nuk harron të na i përmendë festat pagane që ende i mbijetojnë kohës.Si dita e Verës…
Të mos lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë!-se edhe me to identifikohemi
Brenda librit flitet edhe për gjeneologjinë familjare,dokumentet e para të gjuhës shqipe:
-formula e pagëzimit 1462
-fjalori i Arnold Von Harfit
-Perikopeja e ungjillit të pashkëve shek.15/16-të
Libri i parë i shkruar gjërë më sot njihet:
“Meshari” i Gjon Buzukut 1955,
“Avetari “, Abetarja e parë shqipe e shkruar nga shkolla fillore e Kurbinit afër Krujës 1632 deri me 7.mars.1887 kur hapet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë me mësues e drejtues Pandeli Sotirin,Naqi Nuqin, Thoma Avramin etj.
…
Kongresi i Manastirit,Unifikimi i Alfabetit 14-22 nëntor 1908.
Sa mirë e shpjegon apofoninë dhe metafoninë;kur shkronja A dhe E ndryshojnë nga nr. njëjës në shumës prej a – në e në rastin e parë(një dash,shumës disa desh)
;zgjedhimi i foljeve,kohët e mënyrës dëftore….
fjalët e urta psh.:”Gurë gurë bëhet murë”…
numrat themelorë e rreshtorë,shifrat romake,
mbiemrat e nyjshëm e të pa nyjshëm,rimat, dialektet,(i veriut gegërishtja ,e jugut toskërishtja)…
“”””
Përshtypjet e mija përsonale përveç atyre që u thanë janë emrat e qyteteve që i gjëjmë brenda librit.
Emrat e qyteteve si: Tiranë ,Ulqin,Kaqanik,Preshevë,Lezhë ,Krujë…
Emrat e:Nexhmije Pagarushës,(bilbilit të Kosovës),Inva Mulës, Arif Vladit,Fatime Sokolit,Shkurte Fejzës…
Emrat:Skendërbe,Hasan Prishtina,Azem Bejta,Nora kelmendi,Haxhi Zeka,Shotë Galica,Adem Jashari…
Pastaj:Naim Frashëri,Ismail Kadare,Migjeni,Fan S Noli,Ndre Mjeda,Agim Vinca…
Për të vazhduar më:Bekim Fehmiun,Kadri Roshin,Reshat Arbanën,Tinka Kurtin – të cilët dhanë gjithëçka për kombin e vet.
“””””””
Këta emra shkruhën në një vijë që nxënësit të i radhisin sipas fushave e veprimtarisë së tyre.
Më vonë për lexuesit,nxënësit na vijnë ca pyetje provokuese nga autori në librin e tij.
Me cilën minierë është e njohur Mitrovica?
Cilat relegjione ka populli shqiptarë?
A ka dalje në det Shqipëria?
Ku gjëndet sot Manastiri(në cilin shtet)?
A mund të lundrosh me Anije?
A mund të arnosh me gjilperë?
A mund të fluturosh me flutura?
Për fund:
Libri i autorit Hamdi Arifaj:”Të Mësojmë Së Bashku”,s’është vetëm një doracak që ti mëson gjërat,elementet e gjuhës e kulturës e të traditës sonë kombëtare por
Figura e autorit është një figurë poliedrike.
Mbrendësia e librit është :gjuhësi,letërsi,gjeografi,
është enigmatikë e heralldikë…
***
“Gjuha shqipe është e vetmja pasuri që nuk mundën t’ia grabitnin këtij populli” Aleks Buda.
“
E përgëzoj autorin duke i thënë:
“Sado të ecësh,prapë të thrret rruga”!
-
Sefer Muzlijaj,(jurist; ish i burgosur politik)